Dy të rinj janë arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli”.
Sipas policisë, në pranga ka rënë 27 vjeçari Donald Tringa.
Kjo pasi e kishte kthyer lokalin që administronte në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar në një biznes droge, ku përdorej dhe shitej kokainë.
Policia njofton gjithashtu se në pranga ka rënë dhe 33 vjeçari Diamant Shkina, i punësuar në mënyrë të paligjshme si bodyguard, i cili ua shiste lëndën narkotike klientëve të lokalit.