Një 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Durrës.
Dyshohet se 47-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen nr.5 të qytetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.