Lëndët toksike do të kthehen në Durrës! Kompania që po i dërgonte në Tajlandë lajmëron se do i kthejë në Shqipëri

Durrësi

Lëndët toksike do të kthehen në Durrës! Kompania që po i dërgonte në Tajlandë lajmëron se do i kthejë në Shqipëri

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 20:41
Durrës

Kontejnerët e nisur nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, që dyshohet se janë të mbushur me mbetje të rrezikshme, do të kthehen sërish në Shqipëri.

“Bloomberg” raporton se për shkak të denoncimeve të bëra nga organizata ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, kompania Maersk ka vendosur të kthejë dy anijet që mendohet se janë të ngarkuara me rreth  800 tonë mbetje industriale nga Shqipëria.

Anija e parë “A.P” Moller” që transporton 40 kontejnerë me mbetje  pritet të mbërrijë të enjten në Singapor dhe sipas “MSC Mediterranean Shipping Company” do të kthehet sërish në Itali, dhe prej atje në Durrës. Ndërkohë anija tjetër me 60 kontejnerë pritet të mbërrijë në Singapor në fund të muajit gusht dhe po ashtu do të kthehet mbrapsht për në shqipëri.

Zëdhënësja e Maersk, Sumerr Shi ka deklaruar se kompania po sigurohet që kontejnerët të kthehen në Shqipëri në mënyrën më të sigurtë të mundshme.

Alarmi për anijet me mbetje të rrezikshme u lëshua nga“Basel Action Network” një organizatë jo fitimprurëse amerikane që ndjek tregtinë e lëndëve toksike. Sipas kësaj organizate, më shumë se 800 ton pluhur nga furra elektrike u ngarkuan në portin e Durrësit në muajin korrik dhe kishin si destinacion final Tajlandën.

Pluhuri nga furrat, që kërkon trajtim, është një produkt mbeturinash të rrezikshme që zakonisht vjen nga riciklimi i hekurit të përdorur dhe përmban okside metalesh toksike si kadmiumi dhe kromi, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat