Pëson arrest kardiak sapo bie në kontakt me ujin, ndërron jetë 64-vjeçari në Durrës

Durrësi

Pëson arrest kardiak sapo bie në kontakt me ujin, ndërron jetë 64-vjeçari në Durrës

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë në Porto Romano, Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, sapo ka rënë në kontakt me ujin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  18:30, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat