Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë në Porto Romano, Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, sapo ka rënë në kontakt me ujin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.