Trupi i 64-vjeçarit gjendet pa shenja jete në plazh

Durrësi

Trupi i 64-vjeçarit gjendet pa shenja jete në plazh

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Trupi i një 64-vjeçari është gjetur i pajetë në plazhin e Porto Romanos, në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, i moshuari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në ujë.

Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se  ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, shkruan në njoftim, raporton A2 CNN.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat