Shiste kokainë në lokalet e natës, kapet trafikanti në Durrës

Durrësi

Shiste kokainë në lokalet e natës, kapet trafikanti në Durrës

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar, i cili shiste doza kokaine në lokalet e natës është vënë në pranga.

Policia thekson se i arrestuari është Shkëlqim Hasa.

Po ashtu u sekuestruan dhjetëra doza kokaine dhe automjeti me të cilin ky shtetas i shpërndante ato.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat