Aksident tragjik gjatë natës në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Durrësi

Aksident tragjik gjatë natës në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një aksident gjatë natës është regjistruar në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”.

Një automjet, drejtuesi i së cilës ende i pa identifikuar, përplasi për vdekje një këmbësor, 63-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat