Morën peng dhe kërcënuan një 44-vjeçar në Durrës, policia arreston dy vëllezërit, zbardhet motivi

Durrësi

Morën peng dhe kërcënuan një 44-vjeçar në Durrës, policia arreston dy vëllezërit, zbardhet motivi

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Ka zgjatur pak pengmarrja e një 44-vjeçari, ndërsa policia vuri në pranga dy vëllezër të dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga vetë shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 të qytetit.

Sipas hetimeve paraprake, Aleksandër dhe Lulash Gecaj, të moshave përkatësisht 25 dhe 29 vjeç, kishin punuar më parë me 44-vjeçarin në sektorin e ndërtimit, ku kishin pasur konflikte të përsëritura lidhur me çështje pune dhe pagesash. Konflikti i fundit midis tyre ndodhi një ditë më parë në një lokal në zonën e plazhit, pranë banesës së 44-vjeçarit, ku pas debatit, dy vëllezërit e detyruan atë të hynte në makinën e tyre dhe e çuan në zonën e ish-Kënetës, ku e kërcënuan për motive të dobëta.

Pas marrjes së kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh organizuan një operacion të shpejtë për kapjen e të dyshuarve. Vëllezërit Gecaj u lokalizuan dhe u shoqëruan në stacionin e policisë, ku pas veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë.

Si provë materiale, policia sekuestroi automjetin e përdorur në krim dhe tre aparate celularë, ndërsa materialet hetimore iu dorëzuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat