U raportua i humbur prej ditësh në polici, identifikohet 62-vjeçari që u vra nga i biri në Durrës

Durrësi

U raportua i humbur prej ditësh në polici, identifikohet 62-vjeçari që u vra nga i biri në Durrës

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 16:51
Policia

Një krim i rëndë është zbuluar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, teksa raportohet se një 62-vjeçar është vrarë nga djali i tij.

Viktima është identifikuar si Enver Balla.

 Ndërsa raportohet se i biri 34-vjeçar e kishte denoncuar prej ditësh në polici si të humbur.

Autori raportohet se denoncoi se zhdukjen e babai më datë 13.08.2024 në Komisariatin e Policisë Durrës, duke u shprehur se 62-vjeçari ishte larguar nga banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat