Aksident i frikshëm në Durrës/ Shoferja humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në kanalin e ujërave të zeza

Durrësi

Aksident i frikshëm në Durrës/ Shoferja humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në kanalin e ujërave të zeza

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 11:33
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të lagjes nr 17 në Durrës.

Bëhet me dije se drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë makina ka përfunduar në kanalin e ujërave të zeza.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat