Partia Socialiste mbledh këtë të diel në Durrës Asamblenë Kombëtare.
Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do jetë kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalën hapëse.
Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.
Asambleja Kombëtare e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresi Zgjedhor i PS në 28 korrik të këtij viti.