Një 47-vjeçar i cili përndiqte prej disa muajsh një vajzë është arrestuar nga policia në Durrës.
Kujtim Gashi, banues në fshatin Shënavlash është denoncuar nga një 29-vjeçare, pasi e kishte përndjekur duke i shkaktuar ankth e frikë, si dhe mbante armë zjarri pistoletë pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.