Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se i riu është kapur duke hyrë në një banesë për të grabitur. Gjithashtu 33-vjeçari dyshohet dhe si autor i vjedhejes në banesën e një shtetaseje turke banuese në Durrës.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Vijojnë operacionet për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifkimin dhe kapejn e autorëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”. Policia kap në flagrancë në banesën e një shtetasi në tentativë për të vjedhur dhe vë në pranga 33-vjeçarin.
Ky shtetas dyshohet dhe si autor edhe i vjedhejes në banesën e një shtetaseje turke banuese në Durrës. Strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës së një shtetaseje truke, banuese në lagjen nr. 14 Durrës, duke identifikuar autorin e dyshuar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në kërkim të autorit, ku gjatë kontrolleve për kapjen e tij, kanë marrë informacion se autori i dyshuar i vjedhjes ishte futur në një banesë tjetër për të vjedhur. Bazuar mbi këto informacione dhe të telefonatës të bërë nga i zoti i banesës, shërbimet e Policisë kanë mbritur në kohë reale në banësën e shtetasit F.A, ku kanë kapur dhe prangosur në flagrancë shtetasin:
A.Sh,. 33 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës. Nga verimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas në tentativë për të vjedhur ka goditur me grushte shtetasin F.A , por ndërhyrja në kohë e Policisë, bëri të mundur parandalimin e vjedhjes dhe të përshkallzimit të mëtejshëm të këtij rasti.
33-vjeçari më parë dyshohet se ka vjedhur në banesën e një 31-vjeçareje nga Turqia me banim në Durrës, dy aparate celular dhe një sasi parash. Materialet procedurale dhe i kaluan Prokurorisë Pranë Giykatës së Shkallës së parë të Jurdikisionit të Pergjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë” mbetur në tentative.