Para, unazë dhe varëse floriri/ Sanitarja në bashkëpunim me dy vëllezërit ‘skifterë’ grabisin banesën e 59-vjeçarit në Durrës

Durrësi

Para, unazë dhe varëse floriri/ Sanitarja në bashkëpunim me dy vëllezërit ‘skifterë’ grabisin banesën e 59-vjeçarit në Durrës

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 13:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Finalizohet një tjetër operacion brenda 24 orëve të fundit për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Operacioni i koduar “Kopja”, zhvilluar nga strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të DVP.

Punonte si sanitare në banesën e një 59-vjeçari dhe bashkëpunoi me dy shtetas(vëllezër lidhje shoqërore me ta) duke iu siguruar kopje të çelësit të banesës, të cilët vodhën në banesë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish, vihet në pranga 33-vjeçarja.

Në pranga njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër, që kryen vjedhjen në banesën e shtetasit Sh.Gj., në lagjen nr. 18 Durrës.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariateve në varësi të saj me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së kallzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, se në banesë i kishin vjedhur pa thyerje dyshohet nëpërmjet çelësit të derës, një shumë parash dhe bizhuterish, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në bashkëpunim me Prokurorinë është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, mekanizmi i vjedhjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar.

Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopja” është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F.H., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës dhe E.K, 33 vjeçe, banuese në lagjen nr. 11, Durrës.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. H., 36 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, ku vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet profesionale hetimore disa ditore, bazuar dhe në inteligjencën policore, kqyerjen e kamerave dhe veprimeve të tjera proaktive, dyshohet se shtetasja E. K., duke qenë se punonte si sanitare në banesën e shtetasit Sh.Gj, ka siguruar kopje të çelsit të banesës dhe ua ka dhënë vëllezërve E. H dhe A. H., si dhe i ka informuar për mos prezencën e familjarëve në banesë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F.H, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se e kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Juridiksionin e Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat