Mjeti lundrues pësoi defekt, shpëtohen 4 turistët e huaj në Gjirin e Durrësit

Durrësi

Mjeti lundrues pësoi defekt, shpëtohen 4 turistët e huaj në Gjirin e Durrësit

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Katër turistë të huaj janë përballur me një të papritur teksa ishin nisur nga Mali i Zi për në Shqipëri. Mësohet se mjeti i tyre lundrues ka pësuar defekt dhe si pasojë, atyre i rrezikohej jeta.

Fatmirësisht, ata janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare shpëtuan 4 shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.

4 shtetasit e huaj kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën dhe që nxorën në breg edhe mjetin lundrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat