Moti i keq vonon nisjen e trageteve në Durrës, stuhitë e erërave dhe reshjet e shiut ndalojnë lundrimin e anijeve të peshkimit

Durrësi

Moti i keq vonon nisjen e trageteve në Durrës, stuhitë e erërave dhe reshjet e shiut ndalojnë lundrimin e anijeve të peshkimit

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Durrësi është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, teksa stuhitë e erërave dhe reshjet e shiut kanë krijuar problem te qytetarët dhe qarkullimi i anijeve.

Ndërkohë, tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.

Lundrimi është ndërprerë për anijet e peshkimit, teksa gjatë 24 orëve në vijim pritet përmirësimi i kushteve të motit.

“Pas njoftimit për shtyrjen e lundrimeve nga Porti i Durrësit drejt Barit, si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit ditën e djeshme dt. 03.10.2024, kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë rinisur lundrimet në të dyja anët e Adriatikut.

Trageti “AF Francesca” ka lundruar drejt Barit ditën e djeshme rreth orës 23:30

Trageti “AF Francesca” ka rinisur lundrimin ditën e sotme nga Porti i Durrësit rreth orës 5:50

Ndërkohë nga Porti i Barit kanë rinisur gjithashtu lundrimet mëngjesin sotëm dt.04.10.2024 rreth orës 7:00, nga ku është nisur trageti “Rigel III” i planifikuar për nisje mbrëmjen e djeshme

Do ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim në orët në vijim”, njofton Autoriteti Portual Durrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat