Stuhi e reshje në Durrës, probleme në qarkullim/ Ndërpritet lundrimi i anijeve

Durrësi

Stuhi e reshje në Durrës, probleme në qarkullim/ Ndërpritet lundrimi i anijeve

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:40
Durrës

Moti i keq ka përfshirë Durrësin gjatë paradites së të premtes.

Stuhi me erëra të forta dhe reshje të shumta shiu kanë krijuar probleme jo vetëm te kalimtarët por edhe në qarkullimin e automjeteve.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.

Burimet nga porti detar i Durrësit bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve pa problem.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat