Aksidente, sherre dhe thyerje e masës së sigurisë/ Procedohen penalisht pesë persona në Durrës

Durrësi

Aksidente, sherre dhe thyerje e masës së sigurisë/ Procedohen penalisht pesë persona në Durrës

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Pesë persona në Durrës janë proceduar penalisht për shkak të disa shkelje të ndryshme si thyerje të masës së sigurisë me arrest shtëpie, aksident dhe konflikte fizike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 46 vjeç, banues në Kodër Sukth, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 27 vjeç, banues në Mamurras, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi A. L., 62 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. A. është larguar nga vendi i aksidentit, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 49 vjeç dhe E. S., 40 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Xh. R.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat