Policia sekuestron një hotel në Durrës

Durrësi

Policia sekuestron një hotel në Durrës

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 09:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Te hotel “Colombo” në plazh po bëhet sekuestro nga policia paraditen e së mërkurës.

Objekti është në pronësi të Pali Tudës, i akuzuar për trafik droge e prostitucion. Ka dyshime se kjo pasuri është vënë nga aktiviteti kriminal, pastrimi i parave të vëna nga lëndët narkotike, si edhe shfrytëzimi i prostitucionit.

Ka një vendim gjykate të vitit 2022 për konfiskimin e tij, ndërsa dyshohet se ka patur rikthim të aktivitetit.

A2 CNN mëson se është bërë bastisja e tij, për t’u vënë në dispozicion të shtetit. Tuda është vënë në hetim që prej vitit 2020 dhe gjykata tha atëherë se rezulton e provuar që pasuritë janë vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.

Sipas Prokurorisë, Tuda është i përfshirë në trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe është dënuar për armëmbajtje pa leje. Hotelin në zonën e Plazhit në Durrës ai e kishte në emrin e tij, por sipas vendimit, investimi nuk i përshtatet nivelit të të ardhurave të deklaruara.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat