Një pallat është sekeustruar në zonën e plazhit në Durrës, pasi dyshohet se pronari, Pëllumb Tuta e ka ndërtuar objektin me para krimi.
Nëna e Pëllumbit, ka deklaruar se pronën e ka trashëgimi nga i shoqi, i cili ka ndërruar jetë.
“Nuk kam blerë shtëpi, e kam bërë vetë. Pallati është prona ime, prona e burrit tim. Burri më ka vdekur. Pronën ma ka lënë mua. Pëllumbin e kam fëmijë”, theksoi ajo.
Bëhet fjalë për një pallat 6-katësh në afërsi të urës së Dajlanit në vijën e parë të detit.
Pallati ka qenë në sekuestro preventive pasi pronari Pëllumb Tuta me precedent penal dyshohet se e ka ngritur këtë ndërtesë me para të përfituara nga shitja e lëndeve narkotike në Itali.
Pallati po konfiskohet përfundimisht. Në këtë objekt jetojne disa familje të fisit Tuta.