I biri i akuzuar për përfitime nga aktivitete kriminale, flet nëna e Pëllumb Tutës: Pronën e kemi trashëgimi

Durrësi

I biri i akuzuar për përfitime nga aktivitete kriminale, flet nëna e Pëllumb Tutës: Pronën e kemi trashëgimi

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 10:06
Nëna e Pëllumbit

Një pallat është sekeustruar në zonën e plazhit në Durrës, pasi dyshohet se pronari, Pëllumb Tuta e ka ndërtuar objektin me para krimi.

Nëna e Pëllumbit, ka deklaruar se pronën e ka trashëgimi nga i shoqi, i cili ka ndërruar jetë.

“Nuk kam blerë shtëpi, e kam bërë vetë. Pallati është prona ime, prona e burrit tim. Burri më ka vdekur. Pronën ma ka lënë mua. Pëllumbin e kam fëmijë”, theksoi ajo.

Bëhet fjalë për një pallat 6-katësh në afërsi të urës së Dajlanit në vijën e parë të detit.

Pallati ka qenë në sekuestro preventive pasi pronari Pëllumb Tuta me precedent penal dyshohet se e ka ngritur këtë ndërtesë me para të përfituara nga shitja e lëndeve narkotike në Itali.

Pallati po konfiskohet përfundimisht. Në këtë objekt jetojne disa familje të fisit Tuta.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat