"Më jep 3 mijë euro, të të jap vizë angleze" - Kapet mashtruesi në Durrës

Durrësi

"Më jep 3 mijë euro, të të jap vizë angleze" - Kapet mashtruesi në Durrës

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 12:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit u kap në Tiranë. Ai dyshohet se kishte mashtruar një 25-vjeçare duke i marrë 3 mijë euro, ndërsa i kishte premtuar se do t’i siguronte një vizë angleze.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2024, ka kallëzuar një shtetase 25 vjeçe se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.

PD: Edhe Vietnami komunist ia kalon Shqipërisë. World Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi””, njoftoi Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat