Mbetjet e rrezikshme në Portin e Durrësit, Kajsiu: Qëndrimi i qeverisë shumë zhgënjyes, paniku i qytetarëve legjitim

Durrësi

Mbetjet e rrezikshme në Portin e Durrësit, Kajsiu: Qëndrimi i qeverisë shumë zhgënjyes, paniku i qytetarëve legjitim

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 22:10
Analisti Blendi Kajsiu

Analisti Blendi Kajsiu në emisionin “Open” në News24 e konsideron si shumë zhgënjyes qëndrimin e Qeverisë shqiptare lidhur me çështjen e mbetjeve që janë rikthyer në Portin e Durrësit.

Kajsiu tha se shteti shqiptar është treguar tërësisht i paaftë për të na treguar se çfarë përmbajnë këto kontenierë, çfarë materialesh janë.

“Fakti që nuk ka asnjë analizë, fakti që shteti nuk mund të na thotë se çfarë mbetjesh janë, atëherë kjo tregon se kemi një problem me institucionet e shtetit”, tha Kajsiu. Sipas tij, paniku është tërësisht legjitim, aq më tepër kur s’kemi një sqarim nga shteti dhe institucionet.

“Mbetjet prodhojnë plehra që duhen depozituar. Kapacitet për të depozituar në mënyrë korrekte këto mbetje të rrezikshme janë minimale ose nuk i kemi”, tha Kajsiu.

Sipas tij, Qeveria ka përgatitur një projektligj që i hap rrugën importimit të mbetjeve, ndërkohë që ne nuk jemi të aftë të përpunojmë dhe riciklojmë mbetjet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat