Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me mbetjet, që u rikthyen në Shqipëri, pasi ishin nisur më parë në Tajlandë.
Në total bëhet fjalë për 2100 tonë mbetje, që dyshohet se janë të rrezikshme, ndërsa me një urdhër të Prokurorisë së Durrësit janë sekuestruar kontenierët.
Në lidhje me këtë problematikë, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Ivi Kaso tha se shteti shqiptar ka dështuar totalisht për të na dhënë një përgjigje se çfarë ka në kontejnere.
Ivi Kaso: Është dështim total i instrumenteve të shtetit shqiptar, që nuk ka institucion që të na japë një përgjigje se çfarë ka në kontejnierë, që të na sigurojë neve se çfarë janë këto mbetje.
Çfarë ka në këto kontejner? Të na jepet një përgjigje. Hetimi që ka nisur është gjëja më normale.