Kikia: Durrësi, rasti më flagrant i të zgjedhurve me probleme me ligjin. “Çyrbja” i dha të drejtë opozitës për lidhjet e krimit me politikën

Durrësi

Kikia: Durrësi, rasti më flagrant i të zgjedhurve me probleme me ligjin. “Çyrbja” i dha të drejtë opozitës për lidhjet e krimit me politikën

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 23:22
Menton Kikia

Për gazetarin dhe analistin Menton Kikia, Durrësi është rasti më i keq dhe më flagrant i të zgjedhurve të cilët kanë pasur probleme me ligjin përpara se të futen në listën e kandidatëve për deputetë, apo që kanë pasur probleme pasi kanë marrë mandatin e deputetit.

Në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News”, Kikia theksoi se ndonëse nuk janë të vetmit, pasi parlamenti për herë të parë dhe në mënyrë krejt të paprecedentë krijoi një ligj, ai i dekriminalizimit, me qëllimin e vetëm për të nxjerrë jashtë parlamentit kriminelët.

“Vetëm kaq të mendosh mjafton për të kuptuar se sa e rëndë ishte politika shqiptare, pasi supozohej apo nënkuptohej se këtu mungonin filtrat e përzgjedhjes brenda partive, por edhe filtri i votuesit. Dhe në një kohë që të dy këto filtra ishin inkriminuar, atëherë u ngrit ky ligj i paprecedentë, ku paradoksi qëndron se do të ishin këta kryetarë që i përzgjodhën vetë.

Durrësi është një rast i ri pasi ka disa prej protagonistëve: Z. Koka ishte politikisht i fuqishëm; Rraja që ishin një fis i madh në Krujë që njiheshin për virtytin e rrahjes; dhe Çyrbja që mendoj se është flagranca më e madhe, ku në një kohë që opozita ka sot një nga kauzat më të mëdha që janë lidhjet e politikës me krimin, ky rast i vërtetoi që nuk ka nevojë të shikohen Bajrat në Shkodër sepse ka këtu një dosje që tregon se disa njerëz që janë në botën e krimit kanë bërë dhe politikë duke përcaktuar listat”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij Mentor Kikia.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat