Ka marrë fund qëndrimi në det të hapur, ankorohet në portin e Durrësit anija turke Moliva me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike.
Pasi bënë xhiron e botës kontenierët me mbetje kthehen aty nga ku u nisën verën e këtij viti, në funksion të hetimit që autoritetet shqiptare nisën.
Hetimi nisi zyrtarisht nga prokuroria e Durrësit në 16 gusht, pas alarmit të dhënë nga organizata mjedisore amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN).
Pas ankorimit pritet të nisë shkarkimi në kalatë dhe më pas nën monitorimin e Policisë së Shtetit zhvendosja e tyre në vendin ku do të depozitohen, një territor i sekuestruar në periferi të Durrësit.