Plazh edhe në nëntor/ Durrës, pushuesit e huaj i gëzohen ditëve të ngrohta pranë detit

Durrësi

Plazh edhe në nëntor/ Durrës, pushuesit e huaj i gëzohen ditëve të ngrohta pranë detit

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Edhe pse është nëntor, qyteti i Durrësit vijon të mirëpresë turistë të shumtë.

Vizitorë nga vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur vjeshtën e vonë për të shijuar klimën e butë, qetësinë, bukuritë natyrore, trashëgiminë historike të qytetit antik, por edhe çmimet e lira.

Ndërsa një pjesë e bizneseve sezonale mbyllen pas sezonit veror, përgjatë shëtitores bregdetare “Taulantia”, restorantet dhe baret mbeten të hapura për të ofruar shërbim dhe shijen e gatimeve tradicionale të zonës dhe veçanërisht produktet e freskëta të Adriatikut.

Megjithëse jo në kulmin e sezonit, turistët që vijnë në këtë muaj gjejnë në Durrës një përvojë të veçantë, një kombinim të trashëgimisë kulturore me mikpritjen shqiptare dhe motin e ngrohtë që të lejon të lahesh edhe në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat