Banorët e Durrësit kanë mbajtur një tjetër protestë kundër depozitimit të mbetjeve të rrezikshme që u kthyen pak ditë më parë nga Tajlanda dhe u depozituan në një zonë shumë pranë qytetit.
Banorët janë afruar pranë vendit ku ndodhen kontejnerët.
Ata kërkojnë largimin e tyre pasi pretendojnë se janë kërcënim për shëndetin e tyre dhe kafshëve që ushqehen afër zonës.
Ata kanë deklaruar se do e përshkallëzojnë qëndrimin e tyre me protesta para bashkisë dhe institucioneve vendore.