Pesë vite nga tërmeti, procesi i rindërtimit në Durrës drejt përfundimit.
13 pallate të dëmtuara janë rindërtuar nga themeli, vetëm 2 prej tyre jane në proces ndertimi. Mbi 90% e objekteve te demtuara me shkalle DS3 dhe DS 4, kanë perfunduar nga rikonstruksione dhe 10 % prej tyre jane ne proces perforecimi.
Nderkohe, lagja e re ne zonen e spitalles ka perfunduar, afro 1000 apartamente dhe është bërë shpërndarja e tyre.
Mbetet vetem te behen procedurat per marrjen e tyre ne ngarkim. 49 objekte te mesimdhenies si shkolla dhe kopeshte te demtuara nga termeti, 44 prej tyre jane rindertuar dhe 5 jane ne fazen finale te perfundimit te punimeve (me perjashtim te gjimnazit Gjergj Kastrioti, ku punjmet jane pezuluar pasi jane gjetur rrenoja arkeologjike.