Fiks Fare denoncoi gjendjen e një rruge në lagjen numër 17 në Durrës, ku banorët u ankuan se prej 30 vitesh është gjithë gropa, nuk ka ndriçim dhe asnjë gjë tjetër.
Madje, kur binte shi mbushej e gjitha me ujë dhe e kanë të vështirë që të kalonin. Banorët thonë se, ndryshe nga rrugica e shtëpisë së tyre, rruga paralele me ta është shtruar, për shkak se një punonjëse banonte në atë rrugë, teksa dyshojnë se shtrimi është bërë me influencën e saj. Banorët sollën edhe disa video në kohë me shi dhe natën, ku dy rrugët me distancë 30 metra larg njëra-tjetrës kishin tjetër pamje.
Pas ankesës, Fiksi dhe banorët interesohen te Njësia nr.6 në Durrës, ku pyesin administratorin se përse s’është vënë dorë. Administratori thotë se, s’ka dijeni se kur është shtruar rruga.
Sipas tij, nuk ka asnjë gjë të keqe që të shtrohet. Por, fiksi dhe banorët e pyesin nëse është shtruar me ndonjë influencë. Ai thotë se s’ka dijeni se kush jeton apo punon në bashki nga ajo rrugë, teksa tregon se duhet të jetë shtruar para se ai të ishte administrator.
Më pas shton se tani po bëjnë shtrimin e një blloku rrugësh afër Njësisë Administrative dhe se atje po shtrohen të gjitha përnjëherësh. Ai thotë se, për datën se kur është shtruar ajo rrugë, apo përse s’është shtruar rruga e këtyre banorëve, duhet t’i drejtohen Bashkisë së Madhe.
Fiksi shkon në Bashkinë e Durrësit, teksa interviston drejtorin Rruga-Ura. Ai thotë se, rruga që pretendojnë banorët është shtruar 3 vite më parë, për shkak se atje kalonte një nga tubacionet e ujërave të zeza. Sipas tij, kanë hapur rrugën dhe kanë shtruar tubat dhe më pas kanë vendosur ta shtrojnë me asfalt.
Fiksi e pyet nëse ka pasur ndonjë influencë që ajo rrugë të shtrohet, teksa përgjigjet se jo, pasi te rruga që s’është shtruar ka punonjës që punojnë në bashki. Madje, thotë se në të gjithë atë zonë, që është e pashtruar ka punonjës të tjerë dhe se arsyeja e vetme që u shtrua rruga e vetme ishin tubacionet.
Fiksi e pyet se kur do të shtrohet rruga e banorëve që u ankuan, teksa ai tha se Bashkia po bën projekt për të gjithë zonën dhe, tani që Fiksi e solli problemin se banorët s’kishin shkuar, se në vitin 2025 do të ndërhyhet për ta shtruar.
Disa ditë pas interesimit të Fiks Fare në Bashkinë e Durrës, punonjës të këtij institucioni kanë shkuar dhe kanë filluar punimet. “Pa interesimit të Fiksit, më në fund erdhën punonjësit. Bën pastrimet, kanalizimet dhe tani po e bëjnë gati për ta shtruar. Faleminderit Fiks Fare, na zgjidhët hallin 30 vjeçar” thonë banorët.