Një aksident me vdekje ka ndodhur në Durrës, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
I aksidentuari është konstatuar se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Ndërsa automjeti që e ka përplasur nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar.
Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe njëkohësisht gjetjen e drejtuesit të mjetit.