Kremtohet Krishtlindja në Durrës, mesazhe shprese e gëzimi

Durrësi

Kremtohet Krishtlindja në Durrës, mesazhe shprese e gëzimi

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 11:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Krishtlindja u kremtua me solemnitet në Durrës, ku besimtarët morën pjesë në meshat dhe shërbesat e shenjta.

Mesha e mesnatës e mbajtur në kishën famullitare “Shën Domeniku” dhe katedralen “Shën Luçia”, si një nga momentet kulmore të festimeve përcolli mesazhin e paqes, dashurisë dhe shpresës për fillimin e ri.

Shërbesa dhe mesha e Krishtlindjeve u mbajt paraditen e sotme dhe në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”.

Edhe në kishat ungjillore të Durrësit, besimtarët u mblodhën për lavdëruar Perëndinë dhe për të dëgjuar predikime frymëzuese.

Pas përfundimit të meshave festive, besimtarët shkëmbyen urime të ngrohta dhe mesazhet e shpresës e gëzimit në këtë dite të shenjtë, që i afron më shumë njerëzit me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat