Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim.
Kjo pasi ata pas një konflikti, dyshohet se ata kanë goditur me sende të forta një person.
Gjatë konfliktit, i arrestuari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen, ku u kap dhe u shoqërua nga policia, menjëherë pas rastit.
Policia ka bërë të ditur se ka seskuestruar armën e gjahut, e cila ishte pa leje.