Shumë qytetarë shfrytëzuan motin e mirë për shëtitje buzë detit.
Një fillim vit buzë detit të Durrësit.
Moti me diell që ka shoqëruar qytetin bregdetar këtë fillim vit ka bërë që e gjithë vija bregdetare e plazhit të tejmbushet me qytetarë.
Të shumtë janë ata që po e shfrytëzojnë motin e mirë për një shëtitje, e të tjerë frekuentojnë baret dhe restorantet për të drekuar me familjarë e miq.
“Shumë i mbarë dhe kështu qoftë për të gjithë shqiptarët… moti është i shkëlqyer në favorin tonë dhe gjithashtu për biznesin”, shprehet një qytetare.
“Dalim vazhdimisht e shijojmë shumë, është një mrekulli…”, shprehet qytetari tjetër.
“Durrësi shfrytëzohet vazhdimisht… deri tani mirë jemi. Me shëndet mirë…”, deklarohet një qytetare tjetër.
Ndërsa të shumtë janë edhe ata që kanë zgjedhur të vizitojnë vendet shenjta në ditët e para të janarit.
Ndonëse është e enjte, Durrësi ka marrë pamjen e ditëve të një fundjave.