Pronësi e shumëfishtë për një sipërfaqe toke në Durrës, sherr mes dy familjeve. Ndërhyn IMT

Durrësi

Pronësi e shumëfishtë për një sipërfaqe toke në Durrës, sherr mes dy familjeve. Ndërhyn IMT

Më: 8 janar 2025 Në ora: 13:06
Policia

Pretendimet për pronësinë e një trualli në fshatin Romanat të Durrësit kanë shkaktuar konflikt mes familjeve Shaba dhe Kapllani.

Edhe pse çështja është në proces gjyqësor mes palëve, IMT Durrës shkoi për të liruar siperfaqjen e truallit të zënë nga këto dy familje. Ata thonë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e pronësinë se shumëfishtë për të njëjtën sipërfaqe toke, duke krijuar herë pas here konflikte mes tyre.

Zënia e tokës është bërë pengesë për kalimin e banorëve të tjerë të zonës, të cilët në këto kushte i janë drejtuar institucioneve shtetërore.

Vetë Bashkia Durrës bën me dije se trualli në fjalë rezulton tokë shtet dhe është zënë në mënyrë të paligjshme nga familja Kapllani, ndërsa IMT Durrës thotë se i është drejtuar me shkresë zyrtare kësaj familjeje për lirimin e hapësirave publike. Në kundërshtim të këtij vendimi, disa anëtarë të familjes Kapllani u shoqëruan të hënën nga Policia e Durrësit, ndërsa tensionet mes palëve vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat