I riu gjendet i pajetë në një shtëpi të braktisur në Durrës, dyshimet e para

Durrësi

I riu gjendet i pajetë në një shtëpi të braktisur në Durrës, dyshimet e para

Më: 18 janar 2025 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur mbrëmjen e djeshme në një banesë të braktisur në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit, e njohur nga banorët si “shtëpia e baterive”. 

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për Flogert Konin, 36 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike. Familjarët e tij kishin raportuar zhdukjen në polici më 27 dhjetor 2024, pasi i riu kishte humbur kontaktet prej disa ditësh.

Ende nuk është përcaktuar se kur ka ndërruar jetë. Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ngjarjen dhe rrethanat e saj.

Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse 36-vjeçari ishte i njohur më parë si përdorues i lëndëve narkotike. Hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat