Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti fizik në Durrës.
Në pranga ka rënë një 30 vjeçari Muhamed Leba, i cili kërcënoi me armë sportive 36 vjeçarin me të cilin u konfliktua.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.”
Nën hetim është vënë edhe 36 vjeçari për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.