“Jemi të izoluar”/ Përmbytjet në Durrës, gruaja kërkon ndihmë: S’kemi bukë të hamë, policia bashkiake…

Durrësi

“Jemi të izoluar”/ Përmbytjet në Durrës, gruaja kërkon ndihmë: S’kemi bukë të hamë, policia bashkiake…

Më: 30 janar 2025 Në ora: 15:26
Durrës

Përmbytjet në Durrës kanë shkaktuar tepër probleme në jetën e zakonshme të qytetarëve në qytetin bregdetar.

Një grua nga Durrësi, e quajtur Dallëndyshe Lila, kërkon ndihmë për situatën ku gjendet familja e saj.

Ajo shprehet se uji ka mbuluar lagjen ku jeton, Lagja 17 rruga Adem Hoxholli Durrës, te Këneta rruga e burgut mbrapa Galaktikut.

Gruaja shprehet se uji ka vërshuar në mes të lagjes, aq sa edhe policia bashkiake nuk hyn dot. Ajo thotë se familja është në gjendje të vështirë ekonomike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat