Brdariç përpara sfidës: Të vijojmë me rezultate të mira

Futboll

Brdariç përpara sfidës: Të vijojmë me rezultate të mira

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 18:51
Thomas Brdariç

Ditën e nesërme, Vllaznia do të presë në shtëpi Bylisin për të zhvilluar ndeshjen e javës së 24-t të Superiores.

Shkodranët vijnë në këtë sfidë duke synuar fitoren për të siguruar “Final 4”, ndërsa mallakastriotët për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar. Në prag të kësaj sfide, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric ka folur për mediat.

“Jemi përgatitur për këtë ndeshje. Kemi patur një kohë shumë të shkurtër në dispozicion.

Duhet të punojmë me ritmin, të mbajmë një atmosferë të mirë dhe të kemi shpirtin e garës për të fituar ndeshjen ndaj Bylisit.

Kemi disa mungesa për këtë ndeshje, si Qato, Spahija dhe Mensah, por shpresojmë të kemi ndonjë rikthim, pasi na duhen të jenë të gjithë të gatshëm për organikën e ekipit.

Çdo ndeshje është e ndryshme nga tjetra. Me Bylisin kemi një mundësi të mirë për të arritur tre-pikëshin dhe të vijojmë me rezultatet e mira për të na dërguar drejt objektivit tonë. Shpresoj që të fitojmë me Bylisin.”

Delaj është rikthyer nga një virozë gripale dhe ka bërë stërvitje i diferencuar së bashku me një pjesë tjetër grupi të futbollistëve. Jemi të fokusuar vetëm te stërvitja dhe te ndeshja e rradhës.

Më pëlqen gjithmonë të kem sa më shumë opsione dhe te Vllaznia, kohën e fundit e kemi rritur konkurrencën. Kjo është diçka e mirë. Juriç? Ai ka qenë dhe do të vijojë të jetë pjesë e ekipit të Vllaznisë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat