Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Durrës, ku një 49-vjeçar ka qëlluar në drejtim të mjetit me të cilin qarkullonte një 26-vjeçar.
Sipas Policisë, 49-vjeçari Ardian Hoxha ka qëlluar me armë gjahu ë drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, me të cilin u konfliktua për një manovër të gabuar në qarkullim.
Fatmirësisht, nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.
Autori është vënë në pranga, ndërsa rma e gjahut është sekuestruar.
Njoftimi:
Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje kriminale në aksin rrugor “Manzë-Maminas”.
Qëlloi me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, me të cilin u konfliktua për një manovër të gabuar në qarkullim, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut çifte.
Menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Manzë-Maminas”, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një shtetasi tjetër, për shkak të një konflikti të çastit, për një manovër të gabuar me automjet, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.
Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga autori i këtij rasti, shtetasi A. H. 49 vjeç, banues në Manzë.
Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.