Vodhën naftë nga anija e sekuestruar në Durrës, kapet një tjetër person i shpallur në kërkim

Durrësi

Vodhën naftë nga anija e sekuestruar në Durrës, kapet një tjetër person i shpallur në kërkim

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Turni”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

34-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga një anije e sekuestruar në Porto Romano.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, të DVP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “Turni”, i zhvilluar 10 ditë më parë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), kanë kapur njërin nga 2 shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:

D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit A. M. (i arrestuar gjatë operacionit), J. K. (i shpallur në kërkim) dhe me pjesëtarë të ekuipazhit të anijes, për të vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte nga një anije që ishte ankoruar në Porto Romano, pasi ishte sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria e Durrësit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

Materialet procedurale shtesë do të referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për hetime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat