Partia Demokratike: primaret në Durrës të parin nxorrën z.Igli Cara

Durrësi

Partia Demokratike: primaret në Durrës të parin nxorrën z.Igli Cara

Nga: Skënder Kapiti Më: 3 mars 2025 Në ora: 07:31
Igli Cara

Primaret në Partinë Demokratike të Shqipërisë që u mbajtën të shtunën me 1 Mars 2025 janë tregues i shkallës më të lartë të konsolidimit dhe të demokracitetit të brëndshëm të Partisë Demokratike ku kandidatët zgjidhen nga antarësia e PD-së.

Mbajtja e primareve në Partinë Demokratike të Shqipërisë për përgjedhjen e kandidatëve për deputet në Qarkun e Durrësit nxorrën në krye më të mirin, më të votuarin z.Igli Cara ish kandidatin për kryetar të Bashkisë së Durrësit.

Dhe kjo nuk është rastësore,pasi z.Cara është më meritori për të qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

Opinioni publik qytetaresk në Durrës, në biseda me ta pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023, pra para 2 vitesh,kur kandidat për kryebashkiak për Durrësin kandidoi nga demokratët z.Cara, sot qytetarët durrsakë disa që u manipuluan dhe të tjerët që nuk e votuan dhe ata që nuk shkuan para dy vitesh në votim, sot janë penduar pse drejtimin e Bashkisë Durrës nuk e mori z.Cara.

Garant për fitoren dhe për ndryshimin në Shqipëri dhe në Durrës është ajo se opinioni durrsak e njeh mirë dhe është mëse i informuar për atë se cfarë i është bërë gjatë këtyre 30 viteve tranzicion në Shqipëri.

Shqipërisë i duhet ndryshimi dhe ndryshimin e bëjnë dhe e sjellin personalitete dhe individë me integritet dhe me moral të lartë, individë të pastër, të pakorruptuar e të përgjegjshëm si Igli Cara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat