Turistët e pranverës! Gjermanë, italianë e grekë zgjedhin durrësin për disa ditë pushimesh

Durrësi

Turistët e pranverës! Gjermanë, italianë e grekë zgjedhin durrësin për disa ditë pushimesh

Më: 8 mars 2025 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Marsi ka sjellë rritje të numrit të turistëve në Durrës.

Vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të kaluar disa ditë pushimi. Disa prej tyre janë rikthyer. Të tjerë po e zbulojnë Shqipërinë për herë të parë.

“Erdhëm se fëmijët janë me pushime këtë javë. Për mua është hera e dytë, ndërsa familja vjen për herë të parë. Njerëzit janë shumë miqësorë ndaj vendosa të vij familjarisht. Edhe moti 12 gradë më i ngrohtë se në Holandë.”  

“Jemi nga Gjermania, Shtutgardi. Është ditëlindja e burrit tim dhe erdhëm këtu. Kemi mësuar shumë nga shqiptarët. Na pëlqejnë ata, panorama, qyteti. Ishim në Tiranë dhe erdhëm me autobus. Përvojë interesante. Është hera jonë e parë, po jo e fundit këtu.”  

Këta të rinj italianë të kënaqur nga kjo përvojë e parë thonë se po planifikojnë dhe pushimet e verës në vendin tonë.

“Jemi me pushime dhe po kalojmë disa ditë këtu. Na pëlqen shumë Shqipëria, peisazhet, ushqimi. Gjithçka.”   

“Është hera e parë në Shqipëri dhe në verë duam të vijmë e të shkojmë në plazhet e jugut.”  

Edhe ky çift grek që ka ardhur me miq të tjerë, thonë se ndjehen si në shtëpi.

“Jemi nga Greqia dhe vijmë për herë të parë. Fantastike dhe njerëzit shumë dashamirës.” 

“Jemi shumë të ngjashëm. Moti i njëjtë, ushqimi i mirë. Grekët e shqiptarët janë vëllezër.”

Durrësi vazhdon të tërheqë turistë edhe jashtë sezonit veror. Ajo që i bashkon të gjithë është mikpritja, klima dhe kultura shqiptare, që po fiton gjithnjë e më shumë miq kudo në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat