U kap me 223 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, dënohet 36-vjeçari

Durrësi

U kap me 223 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, dënohet 36-vjeçari

Më: 13 mars 2025 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e dënimit me një muaj burg për Mariglen Daiun, 36-vjeçarin i cili u kap në pikën kufitare të portit të Durrësit me një shumë prej 223 mijë eurosh të padeklaruara.

Daiu u arrestua në flagrancë nga policia kufitare, që gjatë kontrollit zbuluan shumën e konsiderueshme të parave që ai po përpiqej ta kalonte pa e deklaruar sipas rregullave ligjore.

Pas verifikimeve, ai u përball me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Ndërsa hetimet po kryhen dhe për pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat