Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit e ka pranuar njoftimin nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar (International Centre for Settlement of Investment Disputes) përmes të cilit janë njoftuar për hapjen e kontestit me investitorin “Contour Global”.
Më 24.05.2020 ka qenë e paraparë që të bëhet Mbyllja Financiare e projektit Termocentrali “Kosova e Re”.
Kjo nuk është arritur në kohë dhe pas dështimit të disa tentativave për zgjidhje të kontestit me marrëveshje, kërkesa për arbitrazh është parashtruar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga investitori “Contour Global”.
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.