Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në komisionin për Buxhet dhe Transefere me propozimet e PDK-së.
Këtë e kanë konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Po, me propozimet e PDK-së ka kalu në komision projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike” tha shkurt deputeti i PDK-së Kujtim Gashi.
Gazeta Blic ka siguruar propozimet e PDK-së të cilat pritet të përfshihen në këtë Projektligj.
“Pako për bizneset 200 milion euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës, me nga 300 euro; Heqja e TVSH-së për lëndën e parë dhe Rimbursimi i mjeteve për 10% nga trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike tash e sa muaj nuk ka rritur të marrë votot e mjaftueshme për kalim në Kuvend.