Në mungesë të kuorumit Projektligji i buxhetit shtyhet për mbledhje tjetër

Ekonomi

Në mungesë të kuorumit Projektligji i buxhetit shtyhet për mbledhje tjetër

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:30
Komisioni për Buxhet dhe Transfer

Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur fare në votim projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 në komisionin për Buxhet dhe Transfere.

kryetari i këtij komisioni Hekuran Murati, tha se kjo pikë e rendit të ditës do të shtyhet për mbledhje tjetër.

"Projektligji i buxhetit shtyhet për mbledhje tjetër.", tha ai.

Në komision ishin vetëm deputetët Hekuran Murati, Yllza Hoti dhe Fatmir Rexhepi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat