Në përmbylljen e Architech Festival do të promovohet botimi i katalogut si produk i “Architech Festival” i cili përmban të gjitha projektet e dala nga punëtoritë e festivalit.
Architech Festival është realizuar gjatë periudhes Gusht- Nëntor 2020. Ky festival kishte për qellim të sjell në fokus dhe te trajtojn hapësirat publike dhe pronat e përbashkëta koektive, objektet e braktisuna me qëllim të vetëdijësimit publik dhe përfshirjes së qytetarëve në ridizajnimin e hapësirave publike.
Ndër të tjera ky festival përkrahu fuqizimin e të rinjëve në fusha profesionale, të rinjë të cilët kan përfunduar studimet e nivelit master jasht vendit mentoruan duke sjellë metodologji dhe qasje të re dhe duke shkëmbim përvojash tek gjeneratat e reja.
Në event do të shpalosen 9 projekte, të projektuara gjatë 3 punëtorive, të mbajtuara në periudhë tre mujore të mbajtjes së “Architech Festival”.
Këto projekte do të prezentohen direkt nga pjesëmarrësit e punëtorive, të cilët do të prezentojne propozimet e tyre, lokacionet e trajtuara, analizat e pyetësorët e realizuar, punën në teren, intervistat me banorët dhe arkitekturen inovative të përdorur.
Të gjitha projektet do të prezentohen para jurisë profesioniste e cila pastaj do të bëjë përzgjedhjen e 3 projekteve më të mira, nga një prej secilës punëtori, të cilat pastaj do të implementohen në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
Gjatë ceremonisë do të ketë fjalë rasti nga Drejtoresha e Festivalit, përfaqësuesit e Kuvendit Rinor të Prishtinës, zyrtarë komunal, do të ndahen certifikat për pjesëmarrësit dhe do të zgjidhen 3 projektet më të mira të festivalit për implementim.
Ky projekt u implementua nga Kuvendi Rinor i Prishtinës dhe përkrahur nga Komuna e Prishtinës.