KPMSHCK i jep të drejtë Murtezajt, obligon kryeministrin ta rikthejë në krye të ATK-së

Ekonomi

KPMSHCK i jep të drejtë Murtezajt, obligon kryeministrin ta rikthejë në krye të ATK-së

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Ilir Murtezaj

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës i ka dhënë të drejtë ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj, në ankesën e këtij të fundit pas shkarkimit nga pozita që e mbante në Administratën Tatimore.

Në vendimin e siguruar nga obligohet kryeministri i Kosovës që të zbatojë të njëjtin vendim në afat prej 15 ditësh nga pranimi i tij.

Kjo do të thotë se Murtezaj duhet të kthehet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës

Po ashtu, Qeveria e Kosovës obligohet që të bëjë kompensimin e pagës nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Ndryshe, sipas arsyetimit të zyrtarëve të lartë qeveritarë, Murtezaj u shkarkua pasi janë evidentuar shkelje ligjore, ndërsa vet Murtezaj akuzoi kryeministrin Hoti për nepotizëm dhe favorizim të bizneseve.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat